Facebook me ndryshimin që do iu pëlqejë të gjithëve – Lajmi.net
Facebook me ndryshimin që do iu pëlqejë të gjithëve
Autori: Lajmi.net FunRrjetet Sociale 23:48, 8 November 2018
Së shpejti do të hyjë në funksion veçoria e Facebook e cila ju lejon ta anuloni mesazhin e dërguara në aplikacionin Messenger, deri në 10 minuta pasi t’i keni dërguar, veçori kjo ekzistente në rrjetin social “Instagram”.

Planet për këtë përditësim të fundit të aplikacionit, i cili u bë i disponueshëm për përdoruesit e iPhone dhe iPad të martën, transmeton lajmi.net.

“Së shpejti: Fshijeni mesazhin nga biseda pasi të jetë dërguar. Nëse e keni dërguar aksidentalisht foton, informacionin apo mesazhin e gabuar, tani mund ta përmirësoni atë duke e fshirë mesazhin deri në 10 minuta afat pasi ta dërgoni atë”, shkruhej në shënimin e përditësimit.

Një prototip i këtij përditësimi është mundësuar nga Jane Wong, profesoreshë në Universitetin e Uashingtonit Perëndimor, e cila shpërndau fotografitë në Twitter, duke shpjeguar se si do të funksionojë ndryshimi./Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO