Facebook lanson veglën ‘Safety Check’

Facebook ka lansuar një vegël të re të quajtur 'Safety Check' (Kontrolli për Siguri) për t'ua mundësuar miqve tuaj në Facebook që ta dinë se jeni të sigurt kur ndodhë ndonjë fatkeqësi.

Auto & Tek

16/10/2014 18:53

Kur ndodhë ndonjë fatkeqësi e madhe, qoftë natyrore apo njerëzore, shumica e njerëze i kontrollojnë mediat sociale për të ditur nëse më të dashurit e tyre janë mirë.

Me këtë mendje, Facebook të mërkurën lansoi ‘Safety Check’, një vegël e re e cila i lejon përdoruesit në një zonë fatkeqësie të dërgojnë shpejt dhe me lehtësi njoftime tek familja dhe miqtë e tyre, për të ditur nëse ata janë të sigurt, transmeton Lajmi.net.

Por, si funksionon kjo?

Nëse një fatkeqësi natyrore godet zonën ku jetoni, ju do të merrni një njoftim nga Facebook duke i’u pyetur nëse jeni mirë. ‘Safety Check’ e përcakton vendndodhjen tuaj duke shikuar në ‘vendin e banimit’ që e keni të listuar në profilin tuaj, vendndodhjen tuaj të fundit të bërë me ‘check in’, apo me zonën që jeni duke e përdorur internetin.

Një video të prezantimit të kësaj vegle mund ta shihni më poshtë: