Facebook lanson veglën e re për Android

Nëse e përdorni Facebook në Android, shikoni nëse ka filluar t’ju shfaqet një buton në formë të vetëtimës në artikujt që shpërndahen në faqe përkatëse. Prekeni atë dhe përjetojeni ndryshimin!

Auto & Tek

17/12/2015 16:37

Facebook njoftoi se artikujt që hapen shpejtë apo “Instant Articles” do të lansohen në aplikacionin e rrjetit social për Android.

Kjo veçori kishte filluar të testohej me disa përdorues të Android disa javë më parë, por lansimi i plotë filloi këtë javë, transmeton lajmi.net.

Instant Articles janë artikujt e lajmeve që publikohen direkt në Facebook dhe që hapen 10 herë më shpejtë se aktualisht ose përmes ndonjë teksti të shkurtuar.

Facebook ka bashkëpunuar me 350 publikues të ndryshëm në rrjetin social, që artikujt e tyre të kenë këtë veçori në aplikacionet për celularë. /lajmi.net