Facebook lanson një aplikacion për ‘të famshmit’ e botës

Facebook ka lansuar një aplikacion të ri, që do t'u shërbejë posaqërisht personave me famë në botë, si yjeve të muzikës, filmit apo ndonjë fushe tjetër të jetës.

Auto & Tek

19/07/2014 19:55

Facebook ka lansuar një aplikacion të ri të quajtur ‘Mentions’ për faqet apo llogaritë e verifikuara të njerëzve të famshëm, për t’ju ndihmuar atyre që t’i menagjojnë më lehtë faqet dhe profilet e tyre.

“Po ju prezantojmë Mentions, një aplikacion i ri i cili e bënë më të lehtë për çdo fytyrë publike që të bisedojë me fansat dhe me njëri-tjetrin”, tha rrjeti social.

Ky aplikacion e bënë më të lehtë që të famshmit t’i shohin postimet që kanë të bëjnë me ta.