Facebook lanson gjurmuesin për vendndodhjen e shokëve

Opsioni i ri i Facebook i quajtur “Nearby Friends” (Shokët Pranë), mundëson që të gjurmoni informacione për vendndodhjen e miqve tuaj në botën reale dhe të shikoni vendndodhjen e saktë të tyre në hartë.

Auto & Tek

18/04/2014 18:55

Celulari juaj gjithmonë e di se ku ndodheni. Por tani, nëse dëshironi, miqtë tuaj në Facebook do të mund ta dinë gjithmonë vendndodhjen tuaj.

Facebook është duke prezentuar veçorinë e re të quajtur “Nearby Friends” ose shqip “Miqtë Pranë”, që ju fut juve në informacione të qëndrueshme të lokacionit të shokëve tuaj në Facebook, por që gjithashtu ju mundëson edhe atyre të mësojnë se ku ndodhen për momentin, në mënyrë që të gjeni njëri-tjetrin më lehtë në kohë reale.

Ideja është që të bëhet më e lehtë për njerëzit që të takohen në jetën reale, kështu që ata mund të kenë biseda njëkohësisht dhe komente mbi tema të caktuara, të shkëmbejnë pëlqime përkohësisht dhe shumë më shumë.

Një takim në jetën reale me shokët tuaj është një zgjidhje e mirë, pastaj ju mund të kaloni kohë së bashku duke bërë ndonjë fotografi në stilin “selfie” dhe të postoni atë direkt në Instagram nën mbishkrimin e lokacionit ku ndodheni.

Por, nëse dëshironi që miqtë tuaj të mos e dinë se ku ndodheni, ju mund ta deaktivizoni veçorinë përmes opsionit “live-tracking” që gjendet në opsionin settings. Ju gjithashtu mund të zgjedhni që të ndani lokacionin me shokët tuaj më të ngushtë apo shokët e thjeshtë.

Megjithatë, kjo veçori e ndarjes së vendndodhjes është në dispozicion vetëm për ata të cilët e ndajnë vendndodhjen e tyre me miqtë. Kur ta aktivizoni, “Nearby Friends” do të shfaqë një listë të shokëve të cilët gjithashtu përdorin këtë veçori dhe do të shfaqë vendndodhjen e tyre në hartë.

Nëse e aktivizoni këtë opsion, Facebook do të fillojë të mbledhë të dhëna për lokacionin tuaj të saktë dhe do të mbajë detaje se ku keni qenë në të kaluarën, jo vetëm vendet që i keni përdorur për check-in.

Ju gjithashtu mund ta deaktivizoni këtë opsion në Facebook dhe të hiqni vendet të cilat keni qenë më parë që kanë mbetur në historikun e lokacioneve dhe të filloni çdo gjë nga e para.