Facebook lanson ‘Facebook at Work’

Facebook sot lansoi ‘Facebook at Work’ (Facebook në Punë), një program ky i ri i kompanisë i cili është duke u testuar dhe që pritet ta dëshmojë vetën në botën e biznesit.

Auto & Tek

14/01/2015 17:21

Produkti është i gatshëm vetëm për partnerë të zgjedhur në web, dhe aplikacionet për iOS dhe Android tani janë të gatshme për t’u shkarkuar.

Facebook e përshkruan ‘Facebook at Work’ si një “eksperiencë e ndarë që i u jep punonjësve një mundësi për t’u lidhur dhe bashkëvepruar në mënyrë efikase duke përdorur veglat e Facebook”, transmeton Lajmi.net.

Shumica e njerëzve i kanë përdorur këto vegla edhe më parë, dhe sigurisht që i përdorin ato ende në platformën aktuale të Facebook. Këto vegla përfshijnë Të rejat, Grupet, Mesazhet dhe Ngjarjet.