Facebook ka blerë një aplikacion për fitnes

Facebook ka shtuar në portofolin e tij të blerjeve edhe një firmë finlandeze që ka një aplikacion për të gjurmuar aktivitetet e fitnesit në palestër.

Auto & Tek

27/04/2014 00:32

Firma me bazë në Helsinki, ProtoGeo, krijoi aplikacionin Moves që vepron me anë të sensorëve të celularit për të gjurmuar aktivitetin e fitnesit dhe kalorive që digjen.

Blerja e këtij aplikacioni nga rrjeti social i ofron atij një hyrje në një teknologji të fundit shëndetësore. Blerjet e fundit të Facebook përfshijnë firmën e mesazheve WhatsApp dhe atë të kufjeve virtuale Oculus.

Facebook nuk ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me shumën që ka paguar për blerjen e ProtoGeo, që ka më pak se 10 të punësuar, por besohet të jetë një shumë më e vogël se shuma që ka paguar për firmat e tjera që ka blerë kohët e fundit.

Facebook pagoi $2 miliardë për Oculus VR dhe $19 miliardë për WhatsApp.