Facebook interesohet për aeroplanë pa pilot

Facebook një nga mbështetësit kryesorë të nismës Internet.org, e cila synon të sjellë qasje të përballueshme në internet për 5 miliard njerëz në botë të cilët ende nuk kanë lidhje, është në bisedime me një kompani që mund të ndihmonte më tej këtë agjendë . Facebook është duke e blerë “Titan Aerospace”, një kompani e…

Auto & Tek

05/03/2014 10:12

Facebook një nga mbështetësit kryesorë të nismës Internet.org, e cila synon të sjellë qasje të përballueshme në internet për 5 miliard njerëz në botë të cilët ende nuk kanë lidhje, është në bisedime me një kompani që mund të ndihmonte më tej këtë agjendë .

Facebook është duke e blerë “Titan Aerospace”, një kompani e cila prodhon aeroplanë pa pilot të cilat mund të fluturojnë për pesë vjet pa qenë nevoja të aterojnë. Çmimi për këtë blerje llogaritet të jetë 60 milion dollarë.

Kompania pritet t’ua sjell internetin edhe vendeve të cilat nuk kanë qasje, duke filluar me Afrikën. FB do të fillojë me ndërtimin e 11.000 aeroplanëve të tillë, veçanërisht të modelit “Solara 60”

Një shembull se si funksionojnë këta aeroplanë mund ta shihni në videon më poshtë: