Facebook inspirohet nga Twitter

Rrjeti social më i madh Facebook ka lëshuar sot një opsion të ri – “Trending”, që në dukje të parë duket inspirim nga rrjeti Social Twitter. Ky seksion i ri do të jetë i vendosur në të djathtë të faqes kryesore të përdoruesit në Facebook. Aty do të shfaqen tema aktuale nga e gjithë bota,…

Auto & Tek

16/01/2014 20:40

Rrjeti social më i madh Facebook ka lëshuar sot një opsion të ri – “Trending”, që në dukje të parë duket inspirim nga rrjeti Social Twitter.

Ky seksion i ri do të jetë i vendosur në të djathtë të faqes kryesore të përdoruesit në Facebook. Aty do të shfaqen tema aktuale nga e gjithë bota, dhe do të filtrohen ngjarje të përzgjedhura që ndodhin në Facebook.

Lista do të jetë e personalizuar në bazë të gjërave që ju pëlqeni si përdorues i Facebookut, si dhe në bazë të trendeve të vet Facebook në përgjithësi.

Ky opsion i ri për momentin po testohet në web në disa vende të caktuara, e së shpejti do të testohet edhe në verzionin mobil të Facebookut.