Facebook i bën keq shëndetit

E dimë mirë se teknologjia viteve të fundit ka bërë hapa gjigantë: smartphone, tableta dhe aplikacione, janë tashmë pjesë integruese të jetës sonë, të cilën nuk mund ta paramendojmë pa ta. Teknostresuesit Kështu kanë nisur të quhen ata njerëz që tashmë e kanë dorëzuar jetën e tyre në duar të teknologjisë, duke shkuar në atë…

Lifestyle

05/02/2014 08:05

E dimë mirë se teknologjia viteve të fundit ka bërë hapa gjigantë: smartphone, tableta dhe aplikacione, janë tashmë pjesë integruese të jetës sonë, të cilën nuk mund ta paramendojmë pa ta.

Teknostresuesit

Kështu kanë nisur të quhen ata njerëz që tashmë e kanë dorëzuar jetën e tyre në duar të teknologjisë, duke shkuar në atë pikë që, PC, tabletat apo smartphone, ju thonë se çka të bëjnë për çdo gjë: në ndjenja, punë, në seks etj.

‘Technostress’ është një sëmundje që vjen nga përdorimi i tepërt dhe simulant i informacioneve. I pari që ka folur për këtë punë ishte psikologu amerikan Graig Broad, 28 vjet më parë, duke e publikuar një libër të quajtur ‘Technostress’.

Simptomat? Me të vërtetë të shumtë dhe brengosës: dhimbje koke, hipertension, ankth, sulme të panikut, rënie e koncentrimit, çrregullime kardiovaskulare dhe gastrointestinale, depresion, humbje të dëshirës seksuale etj.

Sa na bën keq Facebook?

Në bazë të një hulumtimi të bërë, sidomos te meshkujt, varësia nga teknologjia është prekur në nivele alarmuese.

Facebook e Twitter janë tashmë një ‘mani’, sa që shumë sulme bëhen për motive të xhelozisë, të lidhur me faktin se e kanë spiunuar partnerin apo partneren në rrjete sociale.

Uebfaqet po ashtu i kanë harxhuar edhe dëshirat për seks. Për shembull, 16% e meshkujve italianë nuk kanë më dëshirë seksuale e as fantazi.

E gjithë kjo pasi çfarëdo që kanë nevojë, e gjejnë në YouPorn, në faqet e Facebook dhe në bisedat virtuale me femrat e njohura në një univers ‘tekno-trillues’.

Rënia e dëshirës ndër të tjera është ajo që i preokupon në mënyrë të veçantë mjekët dhe psikologët në tërë botën.

Duke e transferuar sferën seksuale në internet, në jetën reale gjithnjë e më shumë çifte nuk po e gjejnë harmoninë e duhur.

Jo vetëm kaq: varësia nga rrjetet sociale shkakton edhe çrregullime të stresit si dhimbje kokë, pagjumësi dhe nervozizëm.

Kjo tashmë është bërë një çështje, pasi mjekët dhe spitalet po mundohen t’i ndihmojnë këta ‘drogues të rinj’, siç ka ndodhur në Chicago të SHBA’ve, ku ekziston qendra e parë për shërimin e ‘varësisë nga interneti’.