Facebook gjobitet me 110 milionë euro

Bashkimi Evropian gjobiti ditën e enjte rrjetin social Facebook me 110 milionë euro, me arsyetimin se kjo e fundit ka dhënë informacion të pasaktë për blerjen e WhatsApp në vitin 2014.

Auto & Tek

18/05/2017 17:43

Komisioni Evropian tha se Facebook kishte premtuar se nuk do të shkrinte llogaritë e rrjetit social me ato të WhatsApp, diçka që e bëri dy vite më pas, njofton PCWorld.al.

Rrjeti social kishte thënë se ishte e pamundur teknikisht të bashkoheshin llogaritë e WhatsApp dhe Facebook, kur stafi ishte në dijeni se diçka e tillë është plotësisht e mundur.

Gjoba nuk do të ndikojë në vendimin e Komisionit Evropian për të njohur marrëveshjen e blerjes së WhatsApp nga Facebook.