Facebook fut chatin privat në “Live”

Facebook fuqizon funksionin “Live”, videot direkte, duke u dhënë përdoruesve më shumë mundësi ndërveprimi.

Auto & Tek

26/05/2017 00:01

Kompania flet për një “chat privat” mbi filmimin dhe mundësinë për të shtuar një mikë pikërisht në videon live.

Chati privat në brendësi të Live-t synon ti bëjë më të lehtë komentet mes miqsh mbi filmimet, larg komenteve publike që shfaqen në ekran, sidomos nëse bëhet fjalë për Live të publikuara nga mediat, njerëzit e njohur apo organizata të tjera.

Njerëzit, thekson Facebook, komentojnë Live 10 herë më shumë se filmimet tradicionale. Chati privat do të bëhet përmes Messenger.
Për momentin ky funksion do të nisë nga aplikacioni në disa vende por në verë do të jetë i disponueshëm për të gjithë.

Përveç të tjerash, përdoruesit do të kenë një tjetër mundësi, deri tani të rezervuar për personazhet publike, të jenë live bashkë me një mik. Një farë ‘videotelefonate’ e transmetuar direkt për të gjithë. /albeu.com/