Facebook është duke ndërtuar një aplikacion të ngjashëm me Snapchat

Facebook thuhet se është duke ndërtuar një aplikacion të video mesazheve, rival me shërbimin e mesazheve Snapchat, të quajtur Slingshot.

Auto & Tek

19/05/2014 22:28

Aplikacioni i ri i që Facebook është duke e ndërtuar do të quhet Slingshot, i cili do të mund të lansohet këtë muaj, raporton Financial Times.

Një burim i tha gazetës se Facebook nuk dëshiron ta bëjë këtë publike. Facebook tha se këto janë \”komente të pabazuara dhe spekulime\”.

Slingshot do t\’i lejojë përdoruesit të shkëmbejnë video mesazhe të shkurtra, raportoi gazeta. Kjo do të thotë se ky aplikacion do të jetë komplet njëjtë me Snapchat, aplikacionin e popullarizuar që lejon përdoruesit të dërgojnë fotografi të shpejta ose video të cilat zhduken pasi që shikohen.

Snapchat shtoi mundësitë e chatit dhe videove më herët këtë muaj.

Aplikacioni i Facebook nuk do të ofronte video thirrje por më shumë do të punonte si TapTalk, një aplikacion i cili lejon përdoruesit për të dërguar një fotografi apo video tek shokët e tyre menjëherë pas klikimit në foton e tyre të profilit, ku pasi që ato të shikohen fshihen, raporton Financial Times.

Facebook me krijimin e këtij aplikacioni mendon që të rrisë numrin e përdoruesve të rinjë dhe të zgjerojë rrjetin e tij të shërbimeve.

Facebook më herët bleu edhe WhatsApp, aplikacion i cili ka rreth 450 milion përdorues.