Facebook është duke e ndërtuar një asistent digjital të ngjashëm me Siri

Facebook është kompania tjetër që është duke punuar në krijimin e një asistenti digjital, të ngjashëm me Siri.

Auto & Tek

14/07/2015 13:17

Gjiganti i internetit ka njoftuar të hënën se është duke punuar në një asistent digjital me zë për Messenger të quajtur “Moneypenny”.

Ndryshe nga Siri dhe Cortana, Monepenny do të ju lejojë që të merrni informacione dhe asistencë nga njerëz të vërtetë, transmeton Lajmi.net.

Ky raport tregon se përdoruesit do të jenë në gjendje që të kërkojnë ndihmë në hulumtim dhe porositje të produkteve online, së bashku me detyrat e tjera.

Nuk është dhënë ndonjë datë se kur ky asistent digjital do të lansohet në Messenger, por pyetja mbetet se si do të punojë ky asistent saktësisht dhe si njerëzit do t’i ndihmojnë të tjerët në kërkim, ndryshe nga asistentët e tjerë digjital me të cilët tashmë jemi mësuar. (lajmi.net)