Facebook ende rrjeti social më i popullarizuar tek të rinjtë

Një studim i ri i bërë në SHBA gjeti se Facebook është ende rrjeti social më i popullarizuar tek të rinjtë.

Auto & Tek

27/06/2014 21:52

Ndryshe nga hulumtimet e mëhershme, një studim i ri ka zbuluar se Facebook është ende rrjeti social më i popullarizuar tek të rinjtë në SHBA.

Bazuar në gjetjet e reja nga Forrester Research, më shumë se tre e katërta e të rinjëve të anketuar thanë se e përdorin ende Facebook-un.

Studimi i Forrester Research është i bazuar në një anketë online të 4,517 përdoruesve të moshës mes 12 dhe 17 vjeç.

Studimi gjithashtu mblodhi të dhëna edhe për përdorimin e rrjeteve të tjera sociale tek të rinjtë si Instagram, Twitter, YouTube, Vine dhe të tjerat. YouTube kishte përdorim më të madh nga të rriturit, por përdorimi i përgjithshëm i faqës ishte më i vogël krahasuar me Facebook dhe Instagram.

“Facebook mbetet ende rrjeti social më i pëlqyer tek të rinjtë. Më shumë se tre e katërta e të rinjëve e përdorin Facebook – dy herë më shumë se përdorimi i Tumblr ose Snapchat, dhe më shumë se Instagram dhe WhatsApp së bashku. Dhe 28% e përdoruesve të rinj të cilët janë në Facebook thonë se e përdorin atë gjatë gjithë kohës”, bazuar në postimin në blogun e Forrester.

Kështu që studimi i bërë nga Forrester Research ia bën me dije Facebook se nuk ka për çfarë të brengoset, pasi që numri i përdoruesve të rinj nuk është duke rënë, por vetëm duke u rritur.