Facebook do t’ju njoftojë me njerëz totalisht të panjohur

Facebook ka lëshuar një funksion të ri i cili ka për qëllim t’ju njoftojë me njerëz që kurrë nuk i keni takuar.

Auto & Tek

03/02/2017 23:31

Funksioni i ri “Zbulo” i rrjetit social ju mundëson që t’ua prezantoni veten njerëzve të tjerë.

E gjitha çfarë duhet të bëni është që të klikoni ikonën “more” në pjesën e poshtme në anën e djathtë dhe të rrëshqisni poshtë tek opsioni “discover people”, transmeton Gazeta Express.

Klikojeni atë dhe do të jeni në gjendje që të shihni një listë njerëzish të cilët janë duke marrë pjesë në ngjarje të njëjta me ju.

Ju gjithashtu do të jeni në gjendje që të gjeni njerëz të cilët jetojnë në të njëjtin qytet si ju ose ata që punojnë në të njëjtin vend.