Facebook do t’i lejojë përdoruesit të blejnë përmes faqes së tyre

Facebook është duke testuar një karakteristikë të re që do t'i lejojë përdoruesit të blejnë direkt nga faqja e tyre.

Auto & Tek

18/07/2014 15:29

Përdoruesit në kompjuter apo në celularë mund të klikojnë butonin “buy” (blejë) për të bërë blerje direkt nga reklamat e shitësve apo postimeve të tjera në rrjetin më të madh social në botë, tha kompania të enjten.

Shërbimi është aktualisht duke u testuar me disa biznese të vogla.

Facebook, i cili ka 1.2 miliardë përdorues, ka provuar që ta bëjë këtë edhe në të kaluarën, por nuk kishe sukses.

‘Facebook Credits’ një monedhë virtuale që i lejonte përdoruesit të blinin përmes lojërave ishte braktisur në vitin 2012.

Tani kompania është duke pasur nevoj që të ketë ‘paqe’ me rivalët Google dhe Twitter, të cilët janë duke shtuar vegla për të lejuar njerëzit më shumë që të blejnë gjëra nga faqja e tyre.