Facebook do të tërheqë chatin nga sistemet iOS dhe Android

Facebook ka filluar të njoftojë përdoruesit e aplikacionit të tij, raporton The Verge, duke i këshilluar ata të shkarkojnë aplikacionin Messenger të Facebook, pasi që shumë shpejtë do t’i heqin funksionet e tyre të chat-it nga aplikacioni. Pasi që Facebook t’ua pamundëson bisedat në aplikacionin e tyre standard, përdoruesit do të duhen ta shkarkojnë Facebook…

Auto & Tek

10/04/2014 14:52

Facebook ka filluar të njoftojë përdoruesit e aplikacionit të tij, raporton The Verge, duke i këshilluar ata të shkarkojnë aplikacionin Messenger të Facebook, pasi që shumë shpejtë do t’i heqin funksionet e tyre të chat-it nga aplikacioni.

Pasi që Facebook t’ua pamundëson bisedat në aplikacionin e tyre standard, përdoruesit do të duhen ta shkarkojnë Facebook Messenger – aplikacionin përkatës për mesazhe – në qoftë se ata nuk e kanë atë.

Kjo ndoshta nuk do të mirëpritet nga përdoruesit e Facebook, të cilët do të jenë të detyruar ta shkarkojnë Facebook Messenger për të biseduar me shokët e tyre.

Megjithatë, Facebook pretendon se është duke përpjekur për ta bërë procesin e bisedave më të lehtë, dhe pret që aplikacioni Messenger të bëhet më i shpejtë.

Facebook tha përdoruesit e celularëve Android të cilët janë më të dobët nuk do të jenë të detyruar ta shkarkojnë Messenger-in në celularët e tyre, as ata të cilët përdorin paisje të Windows Phone, tani për tani.