Facebook dhe Twitter rrezikojnë të gjobiten me 2 milionë paund

Rrjetet më të mëdha sociale, Facebook dhe Twitter mund të përballen me gjoba deri në 2 milionë paund për dështimin e ndalimit të ngacmimeve të ndryshme në platformat e tyre.

Auto & Tek

06/02/2017 21:48

Këto gjoba do të vihen ndaj tyre në qoftë se një ligj i ri i propozuar futet në parlament dhe aprovohet. Deputetja britanike, Anna Turley sugjeron se rrjetet sociale duhet të kontrollojnë abuzimin që ndodhë në platformat e tyre shkruan Yahoo.

Propozimi përfshin një dënim deri në 2 milionë paund ose 5 për qind të xhiros globale për dështimin, për të filtruar në mënyrë efektive materiale kërcënuese.

Ky ligj mund të detyrojë rrjetet sociale që të filtrojë përmbajtjen automatikisht për personat nën moshën 18 vjeç, që i bie të verifikohen moshat e përdoruesve.