Facebook dhe Instagram bien për më gjatë se gjysmë dite

Facebook dhe Instagram janë "goditur" nga ndërprerjet e rënda përgjatë ditës së sotme.

Auto & Tek

20/11/2018 16:16

Përdoruesit e të dy platformave nuk kanë qenë në gjendje t’i përdorin ato dhe më shumë se qindra miliona njerëz nuk ishin në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre, transmeton lajmi.net.

Ndërprerja globale ka prekur përdoruesit nga Evropa kontinentale, ShBA-të, Britania e Madhe, si dhe të Australia e Amerika e Jugut.

Kjo ndodhi në më pak se një ditë pasi Messenger-i u rrëzua për përdoruesit në mbarë botën.

Ndërprerja ka lënë shumë përdorues duke parë vetëm një mesazh me mbishkrimin “shërbim i padisponueshëm” dhe të tjerët nuk ishin në gjendje të hynin ose të shihnin fotot.

Përdoruesit e Instagram-it nuk ishin në gjendje të përdorin shërbimin e uebit, por aplikacioni duket se po funksiononte në normalitet.

Pothuajse gjysma e njerëzve (48 përqind) që raportonin probleme me Facebook përjetuan një ndërprerje të plotë dhe 50 përqind më shumë raportuan probleme me regjistrimin dhe ngarkimin e fotografive, përkatësisht 35 dhe 15 përqind.

As Facebook-u apo Instagram-i nuk kanë komentuar në lidhje me shkakun e problemit. /Lajmi.net/