Facebook dhe Candy Crush, 100 miliardë dollarë çdo vit nga amerikanët

Sipas një studimi të ri, Facebook dhe Candy Crush janë mënyrat me të cilat punonjësit amerikanë kalojnë kohën në punë.

Auto & Tek

12/02/2018 17:55

Në revistën “Journal of Applied Psychology” shkruhet se shuma totale që shpenzojnë të punësuarit për Facebook dhe lojërat e tij është rreth 100 miliardë në vit.

Koha e lirë e tepërt që i çon në mërzi, sipas studimit, vjen jo nga dembelizmi i punëtorëve, por nga tendenca e kompanive amerikane për të punësuar më shumë njerëz sesa u nevojitet, në mënyrë që shërbimi ndaj klientit të jetë i shpejtë.

Në këtë mënyrë, shumë punëtorë mbeten me kohë për të shtyrë dhe shpenzojnë para’ me Candy Crush.