Facebook dhe Candy Crush, 100 miliardë $ çdo vit nga amerikanët

Sipas një studimi të ri, Facebook dhe Candy Crush janë mënyrat me të cilat punonjësit amerikanë kalojnë kohën në punë.

Auto & Tek

14/02/2018 14:31

Në revistën “Journal of Applied Psychology” shkruhet se shuma totale që shpenzojnë të punësuarit për Facebook dhe lojërat e tij është rreth 100 miliardë në vit, transmeton Top Channel.

Koha e lirë e tepërt që i çon në mërzi, sipas studimit, vjen jo nga dembelizmi i punëtorëve, por nga tendenca e kompanive amerikane për të punësuar më shumë njerëz sesa u nevojitet, në mënyrë që shërbimi ndaj klientit të jetë i shpejtë.

Në këtë mënyrë, shumë punëtorë mbeten me kohë për të shtyrë dhe shpenzojnë para’ me Candy Crush.