Facebook dhe Android së bashku po sjellin diçka të re

Kompania njoftoi sot se Facebook do të sjellë shërbimin e tij të transmetimit të videove live tek telefonat Android javën e ardhshme.

Auto & Tek

27/02/2016 02:11

Përditësimi me karakteristikën më të fundit në Android do të vazhdojë të shfaqet fillimisht tek përdoruesit në SHBA, para se të zgjerohet në vende e tjera më pas.

Karakteristika Facebook live, e cili lejon përdoruesit të transmetojnë video live përmes aplikacionit mobile të kompanisë, u lançua fillimisht në iOS në SHBA.

Që sot, është në dispozicion në më shumë se 30 vende, dhe Facebook thotë se ka në plan të sjellë atë në tregjet e reja “brenda javëve të ardhshme.”

Live video ka qenë një pikë fokusimi për Facebook në muajt e fundit, si duket për të zgjeruar News Feed-in e tij për të përfshirë më shumë përmbajtje në kohë reale.

Në një postim sot në lidhje me përditësimin në Android, Facebook tha se koha mesatare e përdoruesve që shohin video live është tre herë më shumë se ajo e videove jo live.

Nga ata që shohin përmbajtje live me anë të Facebook Live, më shumë se 50 për qind janë përdorues të Android./lajmi.net