Facebook avancon teknologjinë e njohjes së fytyrës

Facebook është i njohur për çështjet e rrepta të privatësisë, por rrjeti social është duke punuar në përmirësimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës. Njohja e fytyrës në Facebook është mjaft e avancuar, ndoshta diçka që vetëm ushtria apo NSA ka çasje në të. Sipas një raporti të ri nga Facebook, studiuesit e teknologjisë janë…

Auto & Tek

05/04/2014 15:31

Facebook është i njohur për çështjet e rrepta të privatësisë, por rrjeti social është duke punuar në përmirësimin e teknologjisë së njohjes së fytyrës.

Njohja e fytyrës në Facebook është mjaft e avancuar, ndoshta diçka që vetëm ushtria apo NSA ka çasje në të.

Sipas një raporti të ri nga Facebook, studiuesit e teknologjisë janë duke kërkuar që të bëjnë teknologjinë më të avancuar, duke pasur aftësi për ta njohur fytyrën e një personi po aq saktë sa një qenie njerzore.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë rrjeti social është duke u kthyer në një vend të frikshëm dhe vetëm një ndryshim drastik në çështjet e sigurisë së Facebook mund të lejojë që një platformë e tillë të ecë përpara.

Duhet pasur parasysh se Facebook tashmë ka zbatuar aftësinë e njohjes së fytyrës, e keni vërjetur kur keni dashur të etiketoni ndonjë nga shokët tuaj në foto.

Megjithatë, kjo mundësi e tanishme nuk është shumë e saktë dhe shumë herë duhet që vetë përdoruesi të etiketojë se kush është personi në foto, sepse nganjëherë sistemi e etiketon atë gabimisht.

Ri-njohja e fytyrës në rrjetin social, tani e njohur si “DeepFace”, ka për qëllim që të gjejë saktë se kush është personi në foto edhe në qoftë se fytyra e tij është e kthyer anash.

Deri më tani, DeepFace është në gjendje që të njohë 97% e fytyrave, një shifër që duhet t’i frikësojë përdoruesit e Facebook.

Kjo dëshmon gjithashtu se sa i avancuar është sistemi , pasi që shumica e programeve për njohjen e fytyrës kërkojnë pamje të qartë të fytyrës së një personi për të parë se kush është.