Facebook arkëton 10 miliardë dollarë për 3 muaj – Lajmi.net
Facebook arkëton 10 miliardë dollarë për 3 muaj
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 17:17, 6 December 2017
zucker
zucker
Algoritmi i ri për reklamimin në Facebook duket se ka dhënë rezultatet e para. Kompania publikoi të dhënat për 3-mujorin e tretë të këtij viti dhe shifrat e përfituara janë marramendëse.

Sipas këtyre të dhënave, vetëm nga marketingu, Facebook ka siguruar rreth 10 miliardë dollarë përfitimi në korrik, gusht dhe shtator.

Rreth gjysma e kësaj shume (4.7 miliardë dollarë) janë fitime të pastra për kompaninë, ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime, ku koston më të madhe e ka patur siguria.

Mark Zuckerberg u deklaruar investitorëve se politikat e kompanisë në fushën e sigurisë në të ardhmen do të kenë një ndikim edhe më të madh tek fitimet, duke i reduktuar ato, percjell Top Channel.

Deklarata e tij interpretohet si një reagim ndaj nismës dhe hetimeve të ligjvënësve amerikanë për mundësinë se platforma më e madhe sociale të jetë përdorur dhe të përdoret akoma nga Rusia për propagandë.

“Jemi të vendosur për të parandaluar abuzimet në platformën tonë. Mbrojtja e komunitetit, për ne është më e rëndësishme sesa përfitimet”, deklaroi Zuckerberg.

Fjalët kyçe: Facebook, Marketingu

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bubble Trouble