Facebook afër ta bëjë butonin “Dislike”

Për shumë kohë, njerëzit pyesin se pse platforma Facebook nuk e ka edhe butonin “Dislike”.

Auto & Tek

11/03/2017 23:33

Por paramendojeni sikur të bëhej kjo, shumë do të dëshpëroheshin, në rast se do të merrnin një “mospëlqim” nga kolegu, shoku apo prindi.

Për këtë drejtuesit e këtij rrjeti, kanë menduar që ta bëjnë këtë buton, por vetëm në “Messenger”.

Kjo thuhet se do të bëhet, përmes emotikonëve, sikur ata që bëhen nëpër statuse nëpër profile, e që do ta zëvendësonin “Dislike”.