Fabregas zbulon ‘skandalin’ e përjetuar te Barcelona

Mesfushori aktual i Chelseas, Cesc Fabregas ka treguar mënyrën sesi ka luajtur për plotë tetë muajë te ish skuadra e tij, Barcelona.

Sport

02/09/2014 17:38

Mesfushori i Bluve të Londrës, Fabregas ka zbuluar se  te Blaugranët ka luajtur i lënduar për plotë tetë muajë.

Fabregas u transferuar në Stamford Bridge gjatë kësaj vere për një shumë prej 30 milionë funte.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Fabregas ka zbuluar se në ditën e shtunë, ai ka luajtur ndeshjen e tij të parë pas tetë muajve pa ndier dhimbje.

“Pas tetë muajve dëmtimi në ijë, të shtunën unë kam luajtur ndeshjen time të parë pa dhimbje. Faleminderit”, ishte mesazhi i shkruar nga mesfushori në Twitter.