Fabregas tallet keq me tifozët e Arsenalit (FOTO)

Cesc Fabregas është kritikuar shumë nga tifozët e Arsenalit.

Sport

28/10/2016 19:13

Spanjolli që hapat më të mëdhenj në futboll i ka bërë te Arsenali, sot ka festuar debutimin në futboll.

Ai këtë ditë të rëndësishme ka vendosur ta shpërndaj në rrjetet sociale me ndjekësit e tij, të cilës edhe i ka bashkëngjitur edhe një fotografi të kombinuar me titujt që ka fituar në karrierën e tij.

Ajo që ka hidhëruar tifozët e Arsenalit, është mos postimi i fotografisë me titullin kryesor që ka fituar me Arsenalin, atë të FA Cup, shkruan ‘Goal.com’, përcjellë ‘Lajmi.net’.

Fabregas tani është pjesë e Chelseas, me të cilën skuadër ka fituar edhe një titull të Premierligës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.