Fabregas për Conten: Realizoma këtë kërkesë, ose largohem

Cesc Fabregas pritet të largohet gjatë verës prej Chelseat.

Sport

28/05/2017 09:30

Spanjolli nuk po ka shumë kohë në dispozicion te Djajtë e Kuq dhe me shumë gjasa do të transferohet te Manchester Unitedit, e cila po kërkon shërbimet e mesfushorit spanjoll.

“Unë nuk kam asgjë kundër Antonio. Ai ka bërë një punë fantastike”, tha ai pas humbjes 2-1 të Chelsea në Wembley.

“Çdo lojtar dëshiron të luajë më shumë. Kjo është në gjenet e një fituesi. Unë jam një prej tyre dhe kurrë nuk do të dorëzohem”, tha ndër të tjerash spanjolli.

‘Domosdoshmërisht nuk dua të largohem nga Chelsea, por në futboll, kurrë nuk mund të thuash kurrë. Gjithçka mund të ndodhë”, tha në fund 30-vjeçari.