Fabregas nuk ftohet nga Spanja, gëzohet Mourinho

Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas nuk është ftuar nga Kombëtarja e Spanjës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Europian 2016.

Sport

11/11/2014 18:35

Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas nuk është ftuar në skuadrën e Spanjës nga Vicente Dek Bosque për ndeshje e ardhshme, për shkak të lëndimit të pësoi në tejzën e gjurit.

Pas fitores ndaj Liverpoolit, Mourinho kishte zbuluar se Fabregas luajti i lënduar në këtë takim, duke shtuar se ai nuk duhet të ftohet nga Spanja, pasi nuk është i rikuperuar plotësisht.

Lojtari i Villarealit, Bruno Soriano do të jetë zëvendësuesi i Fabregasit për ndeshjen e së shtunës dhe të martës tjetër.

Fabregas ka startuar në të gjitha ndeshjet e Chelseas këtë sezon në Premier Ligë, duke shënuar një gol dhe duke bërë një numër të madh të asisteve, gjithsej nëntë.