Fabregas në shitje

Cesc Fabregas mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës. Gjiganti katalan është i gatshëm të konsiderojë ofertat për mesfushorin.

Sport

01/05/2014 14:21

Barcelona do të konsiderojë ofertat për mesfushorin Cesc Fabregas, gjatë afatit kalimtar të verës, kanë bërë të ditur mediet spanjolle.

Fabregas nuk është rehatuar në ekipin e trajnerit Gerardo Martino dhe duke marrë parasysh konkurrencën e fortë në mesfushë, ai shpeshherë është paraqitur në sulm, si qendërsulmues i ‘rremë’.

Mirëpo, ish kapiteni i Arsenalit mund të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë pas përfundimit të këtij sezoni.

Barcelona është në kërkim të mesfushorit të Juventusit, Arturo Vidal dhe besohet se ardhja e mundshme e yllit kilian në Camp Nou, do të sinjalizojë largimin e Fabregasit.

Fatin e Fabregasit do ta vendos trajneri i ardshëm i Barcelonës që pritet të jetë Luis Enrique.