Fabregas në Serie A, i prin listës së skuadrës italiane

Milan duket se ka filluar planet për merkaton e ardhshme, dhe prioritet i drejtuesve të është mesfusha.

Sport

08/09/2018 17:41

Në listën e publikuar nga “Tuttosport”, ku gjenden emrat e të kërkuarve nga Milan, prinë emri i spanjollit Cesc Fabregas, i cili aktualisht është lojtar i Chelsea.

Adrien Rabiot (PSG) gjithashtu është një nga emrat e shquar të listës, por lojtari kërkohet me ngulm edhe nga Barcelona, gjë që zbeh gjasat e “rosonerëve” për ta transferuar në “San Siro”.

Emrat e tjerë janë;  Sandro Tonali (Brescia), Leandro Paredes (Zenit St. Petersburg) and Nicolò Barella (Cagliari).

Kujtojmë se Fabregas nuk po gëzon hapësira pas ardhjes së Maurizio Sarrit në krye të Chelsea, dhe kjo gjendje e lojtarit i’a lehtëson punën gjigantit italian. /Lajmi.net/