Fabregas në Serie A

Milan ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Cesc Fabregas.

Sport

08/09/2018 09:21

Milan kërkon një mesfushor të ri.

“Corriere dello Sport” shkruan se “Rossonerët” kanë shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Cesc Fabregas.

Trajneri Gennaro Gattuso ka vendosur të sjellë një blerje të re në mesfushë gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Fabregas mund të jetë një opsion i mirë marrë parasysh se nuk është titullar te skuadra nga Stamford Bridge dhe mund të jetë i interesuar për një aventurë të re në Serie A. /Lajmi.net/