Fabregas, në radar të Unitedit

Cesc Fabregas mund të kthehet në kampionatin anglez gjatë verës. Mesfushori spanjoll pëlqehet nga Manchester United dhe ai mund ta lë Barcelonën gjatë kësaj vere.

Sport

20/04/2014 14:45

Manchester United e ka kthyer ‘ofanzivën’ për mesfushorin Cesc Fabregas. 

Gjiganti britanik kishte dështuar ta transferonte përfaqësuesin spanjoll gjatë verës së vitit të kaluar, ndërsa e përditshmja britanike Metro shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ do të tentojnë gjatë kësaj vere që ta bëjnë të vetin ish futbollistin e Arsenalit.

Fabregas nuk ka arritur të bind shumë në Camp Nou dhe nuk është startues i rregullt në ekipin e Tata Martinos, prandaj ai nuk është i pashitshëm.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Barça do t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin spanjoll, të cilin mund ta shesë për 30 milionë euro.