Fabregas: Mund të jem më i ngadalshëm, por nuk do ta humb kurrë teknikën

Cesc Fabregas do të largohet nga Chelsea gjatë këtij afati kalimtar, madje disa medie thonë se spanjolli mund të kalojë tek Monaco qysh sot.

Sport

06/01/2019 14:14

Mesfushori i Chelsea ka humbur vendin e titullarit në formacionin e “bluve” që nga ardhja e Maurizio Sarrit në stolin londinez.

Ai tashmë pritet që të vazhdojë rrugëtimin e tij në Ligue 1 të Francës dhe beson se atje do të ketë sukses.

Ai ka thënë se ndoshta tashmë është më i ngadalshëm, por teknika e tij do të mbetet e njëjta.

“Është diçka që e kam pasur gjithmonë dhe ndihem sikur me moshën vazhdon të rritet edhe ajo. Është një nga ato gjërat që nuk humbet kurrë sepse është teknikë” ka thënë lojtari për faqen zyrtare të Chelsea, transmeton lajmi.net.

“Përgatitja fizike largohet nga të gjithë ne për fat të keq. Humbet shpejtësia, por teknika mendoj se është diçka që gjithmonë qëndron aty, kështu që shpresoj se mund të qëndroj me mua edhe për një kohë të gjatë” ka thënë tutje mesfushori spanjoll.

31 vjeçari me gjasë do të bashkohet me ish shokun e skuadrës tek Arsenal, Thierry Henry, i cili tashmë është trajner i Monacos. /Lajmi.net/