Fabregas – Milan, Leonardo zbulon prapaskenat e transferimit

Cesc Fabregas duke se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Merkato

10/12/2018 12:30

Cesc Fabregas është një hap më afër transferimit te Milani në janar.

Leonardo ka bërë të ditur se ata janë duke diskutuar edhe disa çështje të vogla, para se ta kompletojnë transferimin e spanjollit nga Chelsea,

“Jemi duke diskutuar disa çështje të vogla rreth transferimit të Fabregas”, tha fillimisht drejtori i Milanit, përcjell “lajmi.net”.

“Ne jemi duke i shikuar kushtet që i vendosim të dyja palët, andaj nuk ka mbetur edhe shumë kur do ta kuptoni nëse transferimi do të realizohet”, ka shtuar më tej Leonardo.

Fabregas e ka humbur rëndësinë që e kishte te Chelsea me ardhjen e Maurizio Sarrit, pasi ky i fundit po preferon, Kanten, Jorginhon dhe Kovacicin, para Fabregasit. /Lajmi.net/