Fabregas: Messi do të kujdeset për Barcelonën

Cesc Fabregas insiston se, spekulimet e fundit se disa lojtarë të Barcelonës janë të pakënaqur me kontributin e Lionel Messit, janë të pavërteta. Katalunasit morën kritika pas humbjes 3:1 në La Liga nga Real Sociedadi fundjavën e kaluar dhe Messi po ashtu nuk shpëtoi pa fjalë. Mirëpo, Fabregas ka thënë se secili lojtar është i…

Sport

28/02/2014 09:30

Cesc Fabregas insiston se, spekulimet e fundit se disa lojtarë të Barcelonës janë të pakënaqur me kontributin e Lionel Messit, janë të pavërteta.

Katalunasit morën kritika pas humbjes 3:1 në La Liga nga Real Sociedadi fundjavën e kaluar dhe Messi po ashtu nuk shpëtoi pa fjalë.

Mirëpo, Fabregas ka thënë se secili lojtar është i kënaqur me punën e madhe dhe të vështirë që e bën argjentinasi për ekipin dhe thotë se tërë skuadra shpreson që ta harrojë ndeshjen e fundit, për të menduar për përballjet që i presin.

“Nëse është një lojtar i cili e merr mbi supe ekipin, ai është Leo Messi. Nëse duhet të kërkohet një herë diçka nga ai, atëherë trefishi duhet të kërkohet nga pjesa tjetër e ekipit”, deklaroi mesfushori spanjoll për të përditshmen spanjolle, As.

“Është gabim nëse dikush flet kundër Leos. Ai më duket se po luan shumë mirë. Leo ka qenë lojtari më vendimtar në botën e futbollit. Nuk kam dyshim se ai është gjithmonë aty, ku është e nevojshme. Mendja e tij është në vendin e duhur. Ai është i lumtur”, shtoi ish futbollisti i Arsenalit.

“Ai nuk ishte i kënaqur me ndeshjen e së shtunës, sepse ne të gjitha jemi të zhgënjyer me këtë paraqitje. Mirëpo, të dielën e kemi një ndeshje tjetër dhe ky është momenti i duhur për ta bërë një fillim të ri të freskët. I kemi dy muaj e gjysmë përpara, deri në fund të sezonit, dhe duhet të jemi 100 për qind”, përfundoi ai. Messi ka realizuar 14 gola në 18 ndeshje të La Ligas këtë sezon.