Fabregas: Ja çfarë duhet të bëjë Messi që Barca ta eliminojë PSG-në

Cesc Fabregas beson se Barcelona mund të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht rezultatit nga ndeshja e parë në PSG.

Sport

24/02/2017 20:41

Katalanët u mposhtën 4:0 në ndeshjen e parë në ‘Parkun e Princave’ në Paris, dhe në ‘Camp Nou’ duhet të bëjnë të pamundurën të mundur, për të kaluar tutje.

Por, nëse ka një skuadër që mund ta bëjë këtë, ajo është Barcelona, mendon Fabregas, që në të kaluarën ka qenë pjesë e kësaj skuadre.

Mesfushori i Chelsea po ashtu tregon se edhe çfarë i duhet Barcelonës në ndeshjen e kthimit ndaj PSG.

“Nëse ka një skuadër që mund të bëjë gjëra të pabesueshme, ajo është Barcelona. Ata atë ditë duhet të marrin më të mirën nga Messi”, ka deklaruar Fabregas, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6