Fabregas: Hazard është Messi i Chelseas

Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas ka thënë se bashkëlojtari i tij, Eden Hazard mund të krijojë impakt të njëjtë, sikurse që krijon Lionel Messi te Barcelona.

Sport

07/10/2014 18:00

Cesc Fabregas beson se bashkëlojtari i tij, Eden Hazard mund të krijojë impakt të njëjtë në Stamford Bridge sikurse që është duke krijuar Lionel Messi te Barcelona.

“Ai është lidhja ndërmjet mesfushës dhe sulmit për neve. Ai është Messi i skuadrës sonë pasi bën diferencën”.

“Ne kemi një skuadër me lojtar të rinj por kemi një të ardhme të madhe përpara”,tha Fabregas për radio-stacionin, Cope.

Skuadra e Chelseas momentalisht është në vendin e parë të Premier Ligës, pasi numëron 19 pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara deri tani.