Fabregas e pranon se është i pakënaqur te Chelsea

Cesc Fabregas po kalon një periudhë të vështirë të Chelsea, nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri.

Sport

15/12/2018 09:56

Mesfushori spanjoll i transferuar në ‘Stamford Bridge’ nga Barcelona në vitin 2014, ka thënë që roli i tij aktual te Chelsea, nuk është ai që dëshiron.

“E di se cili është roli im”, ka deklaruar Fabregas pas ndeshjes së Ligës së Evropës mes Mol Vidi dhe Chelsea, përcjell ‘lajmi.net’.

“Për fat të keq, nuk është ai që dua. Unë jam duke u treguar profesional si gjithmonë. Gjithmonë përpiqem të bëjë më të mirën, duke luajtur me të rinjtë, me ekipin e parë, edhe pse këtë vit ende nuk kam luajtur një lojë të plotë, me ekipin e parë”, ka shtuar Fabregas.

“Por, po përpiqem të bëjë atë që mundem. Është një situatë e vështirë për mua natyrisht”./Lajmi.net/