Fabregas e ka një mesazh për Messin para ndeshjes Chelsea-Barcelona

“Pa dyshim, ai do të ishte ende lojtari më i mirë në Angli”.

Sport

19/02/2018 15:02

Cesc Fabregas ka vetëm fjalë të mëdha për Leo Messin.

Mesfushori spanjoll beson se Leo Messi do të ishte futbollisti më i mirë në Angli po të luante në Premierligë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Pa dyshim, ai do të ishte ende lojtari më i mirë në Angli”, deklaroi Fabregas.

Ai foli edhe për ballafaqimin Chelsea-Barcelona.

“Ne të gjithë duam ta jetojmë këtë ndeshje nga brenda. Të tilla sfida kërkojnë më pak fjalë, por shumë përqendrim. Duhet të japim gjithçka që kemi, natyrisht”, shtoi ai. /Lajmi.net/