Fabregas: Do të jetë katastrofë nëse e bëjmë këtë në “Camp Nou”

“Duhet të shkojmë atje dhe të sulmojmë, pasi është e pamundur të mbrohesh për 90 minuta në Nou Camp, është mision vetëvrasës".

Sport

20/02/2018 23:36

Cesc Fabregas mendon që Chelsea nuk guxon të shkojë dhe të mbyllet në “Camp Nou”.

Ai beson që mundësia për kualifikim është e hapur, përcjellë “Lajmi.net”.

“Mbetet e hapur dhe ne duhet të kërkojmë të bëjmë një paraqitje shumë të mirë në Nou Camp për të kaluar tutje”, deklaroi Fabnregas.

“Duhet të shkojmë atje dhe të sulmojmë, pasi është e pamundur të mbrohesh për 90 minuta në Nou Camp, është mision vetëvrasës. Duhet ta zhvillojmë lojën tonë”, shtoi ai. /Lajmi.net/