Fabregas: Barcelona mund t’i fitojë tre trofetë

Cesc Fabregas ka insistuar se Barcelona mbetet favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Copa del Rey, përkundër formës në rënie e sipër të kohëve të fundit. Gjiganti katalunas hasi në vështirësi për t’i fituar ndeshjes e fundit, duke i humbur dy nga tri ndeshjet e fundit në La Liga, duke ia…

Sport

14/03/2014 09:30

Cesc Fabregas ka insistuar se Barcelona mbetet favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Copa del Rey, përkundër formës në rënie e sipër të kohëve të fundit.

Gjiganti katalunas hasi në vështirësi për t’i fituar ndeshjes e fundit, duke i humbur dy nga tri ndeshjet e fundit në La Liga, duke ia mundësuar Real Madridit dhe Atletico Madridit që ta kalojnë në tabelë, ndërsa tash Lionel Messi me shokë gjenden katër pikë larg kreut.

“E shoh se ekipi dëshiron të rilind. Isha i brengosur për faktin se njerëzit po e kritikonin ekipin nga të gjitha anët. Ne do të japim gjithçka dhe klubi është favorit për të tria kompeticionet”, deklaroi mesfushori ofanziv për të përditshmen spanjolle Mundo Deportivo.

“Është e vërtetë se do të doja t’i shmangim Real Madridin dhe Bayern Munichun në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, atje është edhe Chelsea, ndërsa Paris Saint Germaini është bërë ekip kualitativ. Çdo kundërshtar është i vështirë”, vijoi 26 vjeçari.

Lionel Messi shënoi në mesjavë për ekipin e Gerardo Martinos, të tetin në garat evropiane këtë sezon.

“Ai është lider natyral i ekipit dhe ne duhet të udhëhiqemi nga ai. Duhet ta marrim më të mirën nga Messi për këtë ekip, për të aspiruar çdo mundësi”, përfundoi ish kapiteni i Arsenalit.