Fabinho zbulon arsyen pse nuk ka debutuar ende në Premierligë

Fabinho ishte një nga transferimet që bëri bujë gjatë verës.

Sport

26/08/2018 12:39

Braziliani kaloi nga skuadra e Monacos në Liverpool dhe konsiderohej si një nga transferet më të mira në Premierligë.

Në mendjen e shumëkujt Fabinho do të ishte “copëz” kryesore e mesfushës dhe planeve të Jurgen Klopp, por kështu nuk treguan tri ndeshjet e para të kampionatit.

Fabinho ende nuk ka luajtur asnjë minutë në Premierligë, mirëpo për këtë ai ka një shpjegim.

“Stili i lojës këtu ndryshon nga ai në Monaco. Në Monaco luanim dy lojtarë në mesfushë, këtu luajnë tre. Partnerët në mesfushë më kanë dhënë përkrahje dhe besoj se jam adaptuar mjaf mirë. Mendoj se kam pasur paraqitje të mira në ndeshjet para sezonale. Shpresoj të jem po aq i rëndësishëm sa në Monaco” është shprehur braziliani.

Fabinho dhe Keita pritej të jenë dyshja e pa zëvendësueshme e Klopp, mirëpo sipas gjitha gjasave duhet edhe pak kohë për Fabinhon që të ambientohet në skuadër. /Lajmi.net/