Fabinho i motivuar para derbit me Man Utd: E kisha në mendje këtë ndeshje

Mesfushori i Liverpool, Fabinho, ka thënë se po e pret me padurim ndeshjen kundër Manchester United.

Sport

15/12/2018 20:11

Ai madje ka thënë se këtë rivalitet e kishte në mendje edhe kur nënshkroi me skuadrën nga “Anfield”.

“Po shoh përpara për këtë ndeshje. Normalisht kur nënshkruan me Liverpool ke në mendje këto lloj ndeshjesh” ka thënë fillimisht mesfushori i “The Reds”.

“Nuk jam ndonjë ekspert i historisë së këtij rivaliteti, por besoj se është rivaliteti më i madh në futbollin anglez” ka thënë Fabinho para ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Janë dy skuadrat më të suksesshme në Angli, kështu që historia tregon se ka rivalitet” ka thënë tutje braziliani.

Skuadrat do të takohen me njëra tjetrën nesër (e diele) për ndeshjen që do të jetë e vlefshme për xhiron e 17-të të Premierligës. /Lajmi.net/