FA ua ulë dënimet Nobelit dhe Afellayt

Federata Angleze e Futbollit ua ka ulur dënimet lojtarëve, Mark Nobel të West Ham United dhe Ibrahim Afellay të Stoke City pas kartonëve të kuq që të dy lojtarët morën në lojët e fundit me skuadrat e tyre në Premier Ligë

Sport

02/09/2015 19:45

Përderisa Nobelit iu hoq i gjithë dënimi prej tri ndeshjeve, Afellayt iu zbrit vetëm një nga tri ndeshjet sa parashihet të mungojë një lojtarë pas marrjes së kartonit të kuq direkt.

Nobel ishte ndëshkuar për një ndërhyrje në lojtarin e Liverpoolit Danny Ings dhe tani do të jetë i gatshëm për ndeshjen që “The Hammers” e zhvillojnë kundër Newcastle United.

Ndërsa, Ibrahim Afellay u ndëshkua me të kuq pas goditjes ndaj lojtarit të West Brom, Craig Gardner dhe tani do të mungojë vetëm dy ndeshje pas vendimit të fundit të FA.