FA merr vendim për festimin e Mustafit

Shkodran Mustafi ishte realizator i golit të parë për Arsenal, në ndeshjen ndaj Cardiff City, pas një asistimi të Granit Xhakes.

Sport

03/09/2018 18:31

Mustafi realizoi gol të bukur me kokë, por festimi i tij ishte edhe më i bukur e tek disa të tjerë nxiti reagime.

Ishte shtypi serb që reagoi pas festimit të Mustafit me shqiponjë.

Mirëpo, FA ka vendosur se nuk do të hapet asnjë çështje rreth festimit të lojtarit.

Lajm i mirë ky për mbrojtësin e londinezëve, por edhe për lojtarët e tjerë shqiptarë që luajnë anembanë botës. /Lajmi.net/