Exit Poll’et nxjerrin barazim mes dy kampeve politike në Kroaci

Ka përfunduar procesi i votimit në Kroaci për zgjedhjet parlamentare. Exit Pollet nxjerrin një barazim mes koalicionit qeverisës dhe rivalëve të saj konservatorë.

Lajme

08/11/2015 22:15

Sondazhi i transmetuar nga kanali shtetëror HRT jep 56 vende për secilin, për aleancën të udhëhequr nga Social Demokratët dhe opozitës të kryesuar nga partia HDZ.

Një aleancë e kandidatëve të pavarur ka të ngjarë të mbajë ekuilibrin e pushtetit, shkruan oranews.

Zgjedhjet në Kroaci u zhvilluan në një periudhë të vështirë të krizës së emigrantëve, ku më shumë se 320 mijë emigrantë kanë kaluar në Kroaci.

Asnjëri prej dy kampeve kryesore nuk pritet të fitojë shumicën në parlamentin 151-vendesh, çka do të thotë se do të jetë i nevojshëm krijimi i një koalicion.