Evropiani U23 në xhudo: Distria Krasniqi arrin në finale

Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në finale të Kampionatit Evropian U23 që po mbahet në Podgoricë.

Sport

10/11/2017 16:45

Këtë e bën të ditur Federata e Xhudos së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Ajo në finale do të përballet me rumunen Alexandra Larisa Florian, në kategorinë -52 kg.

“Distria Krasniqi në finale të Kampionatit Evropain U23 që po mbahet në Podgoricë. Ajo do të ndeshet kundër rumunes Florian”, thuhet në postimin e Federatës.