“Evropa nuk duhet të ndërtojë mure kundër refugjatëve”

Kryenegociatori dhe ministri i Turqisë për marrëdhëniet me BE-në, Ömer Çelik, tha se çështja e migracionit për Evropën nuk duhet të jetë një çështje për të luftuar por një çështje për t'u zgjidhur

Bota

10/08/2017 16:32

Kryenegociatori dhe ministri i Turqisë për marrëdhëniet me Bashkimit Evropian, Ömer Çelik, tha se çështja e migracionit për Evropën nuk duhet të jetë një çështje për të luftuar por një çështje për t’u zgjidhur. Sipas tij, “Evropa nuk duhet të ndërtojë mure kundër refugjatëve, ajo duhet të ndërtojë ura. Kjo është një sprovë njerëzore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në llogarinë e medias sociale Twitter ministri Çelik, ka rikujtuar se bujku Cedric Herrou është dënuar me burg në Francë me arsyen se ka ndihmuar emigrantët dhe se ky nuk është shembulli i vetëm sepse ka edhe shembuj të tjerë ku janë penguar dhe arrestuar ata që kanë shpërndarë supë për emigrantët.

Më tej Çelik tha se në disa vende në Evropë bashkitë kanë vendosur gurë poshtë urave në mënyrë që emigrantët të mos strehohen. Gjithashtu në shtyp janë reflektuar edhe zbatueshmëri shumë të këqija të përjetuara në kampin Calais të Francës ku dhe nëpërmjet policisë vazhdohet të pengohen ata që dëshirojnë të ndihmojnë emigrantët.

Pasi ka rikujtuar se ndërprerjen e mbërritjes në ishullin ku strehohen emigrantët në Itali e ka propozuar ministri i Jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz, ministri Çelik tha: “Ndaj kësaj deklarate kryetari i bashkisë dha përgjigjen se ‘këto propozime të rikujtojnë nazistët‘. Edhe qeveria italiane ka reaguar kundër këtyre propozimeve. Ka ende vende që mbyllin me tela dhe me forca të armatosura kufijtë e tyre kundër këtyre njerëzve që përpiqen të largohen nga vdekja. Po u kthejnë shpinën njerëzve që largohen nga vdekja. Në raportin e fundit të publikuar është vërtetuar qartë se jetojnë brenda ‘ferrit në botë’ njerëzit të cilët mbahen në Libi dhe nuk lejohen të kalojnë në Evropë. Këto janë raporte të disa institucioneve të pavarura që raportojnë se këto njerëz janë lënë në kushte të cilat konsiderohen si ‘ferri në botë’. Kjo ‘botë bashkëkohore‘ që kritikon diktatorët që kanë lënë në vdekje këta njerëz çfarë u premton këtyre njerëzve?. Vetëm retorika prodhohet”.

Në vijim ai tha se disa vende përpiqen të kryejnë detyrën e tyre. “Por, Turqia është e vetmja që është fytyrëbardha e kësaj bote. Këtë të vërtetë së fundmi e nënvizoi Zv/koordinatori i çështjeve humanitare të OKB-së për Sirinë dhe kryetari i Këshillit të refugjatëve të Norvegjisë Jan Egeland, i cili ka thënë se ‘Turqia është vendi më bujar në botë në çështjen e pranimit dhe mbrojtjen e refugajtëve‘. Teksa Turqia kryen këtë detyrë ndërgjegjësore dhe politike nuk e ka vërejtur Evropën në mënyrë të fuqishme në krah të saj. Në të njëjtën mënyrë duke kryer këtë detyrë të lartë njerëzore për Turqinë nuk kanë ardhur mbështetje të forta as nga bota islame as nga vendet e tjera”, theksoi Çelik.

“Sprovë njerëzore”

Duke vënë theksin se Turqia edhe sikur të mbetet e vetme si një vend i Evropës dhe botës islame, Turqia është vendi i vetëm që mbron fuqishëm njerëzit që largohen nga vdekja. Çelik, problemin e refugjatëve e ka cilësuar si “një sprovë e vlerave për Evropën”.

 

“Evropa duhet të hapë rrugë të ‘drejta dhe të sigurta‘ në vend që t’i përjashtojë emigrantët. Çështja e migracionit për Evropën nuk duhet të jetë një çështje ‘për të luftuar‘ por një çështje ‘për t’u zgjidhur‘. Evropa nuk duhet të ndërtojë mure kundër emigrantëve, ajo duhet të ndërtojë ura. Kjo është një sprovë njerëzore”, tha Çelik.

“Është e papranueshme për mentalitetin musliman”

Më tej duke shtuar se edhe bota islame është përballë një prove të vlerave dhe qytetërimit Çelik, ka shtuar: “Lënia e njerëzve të shypur në mënyrë të pambrojtur mbi tokë është e papranueshme për mentalitetin musliman. Bota islame nuk ka formuar territore të besuara për këta njerëz të shtypur që presin ndihmën e Zotit. Kjo është një krizë vlerash. Teksa gratë, fëmijët e pafajshëm të larguar nga vendet e tyre përjetojnë çdo persekutim, këto vende që nuk mobilizohen për të krijuar këto mundësi, vallë çfarë mesazhi njerëzor do t’i japin botës?.